Tentoi të vetëvritej, ndërron jetë kosovare në burgun e Lozanës
Një shtetas i Kosovës ka vdekur në Spitalin UniversitarLozanës (CHUV). Vdekja ka ndodhur pas një përpjekjeje për vetëvrasje që kishte bërë ai një javë më parë në burgun Mermet të Lozanës, shkruan polizeinews.ch.

Kosovari 36 vjeçar ishte gjetur i varur me një litar në një dush të burgut dhe menjëherë, nga inspektorët e burgut dhe personeli mjekësor janë ndërmarrë masat për shpëtimin e tij.

Ata i kishin bërë masazhin e zemrës dhe pastaj në gjendje kritike siç ishte e kishin transportuar në Spitalin UniversitarLozanës (CHUV).

Kjo kishte ndodhur ditën e martë, më 8 tetor.

Në këtë spital, kosovari ka ndërruar jetë në mëngjesin e hershëm të martës, më 15 tetor.
Shtuar më 17/10/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori