Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Tentoi të mbyste dy persona në një klinikë, shqiptarja dënohet me burg dhe dëbohet nga Zvicra
Një shqiptare vetëm 21 vjeçe ka tentuar të mbysë dy pacientë në klinika psikiatrike. Këtë e ka bërë në mënyrë që të transferohet në një klinikë tjetër. Mjekët kanë konstatuar tek ajo një çrregullim të personalitetit.

Kosovarja e lindur dhe rritur në Zvicër, kishte sulmuar nga pas një paciente që po shikonte televizorin në qendrën psikiatrike Rheinau në janar 2018 dhe e kishte shtrënguar me duar në qafë derisa asaj i ishte errësuar shikimi, transmeton albinfo.ch. Vetëm falë ndërhyrjes së personelit të kujdesit, pacientja kishte shpëtuar nga vdekja.

Një vit para rastit të përmendur, kur ishte 17-vjeç, ajo, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel ishte përpjekur të mbyste një djalë dymbëdhjetëvjeçar duke e lidhur me një shall rreth qafe. Edhe atëherë ajo kishte dashur ta detyronte transferimin e saj në një institucion tjetër.

E akuzuara është rritur në një shtëpi ku mbretëronte dhuna dhe kishte probleme të mëdha psikologjike edhe në shkollë. Ajo nuk ka mbaruar shkollën, ndërsa ka qëndruar në shumë klinika dhe ka bërë shumë terapi.

E reja vuan nga një çrregullim i rëndë personaliteti dhe nga skizofrenia.

Për të dy sulmet, gjykata për të miturit, në Bülach, e kishte shpallur atë fajtore për vrasje në tentativë (në çështjen e Bazelit) dhe për tentim vrasjeje të qëllimshme (në çështjen Rheinau) në fund të vitit 2018.

21 vjecarja ka marrë një dënim me dhjetë vjet burg dhe masën e dëbimit po aq të gjatë nga Zvicra.

Kosovarja e ka kundërshtuar këtë vendim duke e dërguar atë në gjykatën më të lartë (në Gjykatën Kantonale të Cyrihut). Avokati i saj ka kërkuar një dënim me pesë vite burg dhe heqje të masës së dëbimit nga Zvicra.

Sipas vendimit me shkrim që është dërguar në media të enjten, gjykata e lartë ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët.

21-vjeçarja është dënuar me nëntë vjet, një vit më pak se që e kishte dënuar atë gjykata e të miturve në Bülach.

E akuzuara do të qëndrojë në një klinikë psikiatrike dhe pastaj duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet.
Shtuar më 16/10/2020, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori