Tentoi përdhunimin e të miturës, arrestohet 19 vjeçari në Shtime
Pëlqej
Policia ka arrestuar 19-vjeçarin nga komuna e Shtimes, i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë vajzën 11-vjeçare.

Ngjarja u denoncua në media dy ditë më parë ku vajza dhe babai i saj deklaruan se një person sëbashku me shokët e tij kishin futur me forcë në makinë vajzën e mitur dhe ishin larguar nga zona e banuar për në mal.

Policia e kishte intervistuar të dyshuarin në fillim të muajit nëntor, por më pas ishte liruar.

Duket se ka qenë shpërthimi i skandalit në media që kanë detyruar autoritetet që të bëjnë arrestimin e të riut. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori