Tentativë grabitjeje, 1 i vrarë 1 i plagosur
Polica e Kosovës
Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë natës së kaluar gjatë tentativës së grabitjes së një biznesi në Pejë. Sipas policisë dy personat janë qëlluar me armë nga pronari i kompanisë "Devolli Group", i cili në vetëmbrojtje ka shtënë me armë zjarri duke vrarë njërin nga grabitësit dhe plagosur tjetrin.

“Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në shtetasin e Kosovës S. Devolli 1974 nga Peja, i cili kishte në dorë armën me të cilën dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy personave, ku shtetasit i Kosovës (T. Haliti, vjeç rreth 25) nga Peja ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur rëndë shtetasi tjetër ( B. Domniku vjeç rreth 28 ) nga Peja, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe më pas në QKUK Prishtinë, për shkak të gjendjes së tij të rëndë nga plagët e marra nga arma e zjarrit", ka thënë Xhevat Ibra, zyrtar për informim në Policinë Rajonale të Pejës.

Sipas Kosovapress Ibra po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes gjatë mbledhjes së provave dhe dëshmive janë gjetur dy revole të tipit “TT ” me 8 copë fishek dhe 1 revole e tipit, “Smith Willson me 3 copë fishek, 2 maska të zeza për kokë si dhe një numër i gëzhojave. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori