Tensionohet situata, incident me armë në kufirin Mali i Zi-Kosovë
Eshtë shënuar incidenti i parë në kufirin me Malin e Zi.

Sipas gazetës Novosti, shqiptarë të Kosovës kanë gjuajtur me arme në drejtim të fshatrave përreth Mokrës.

Sipas gazetës Novosti, shqiptarët kanë qëlluar me breshëri, për të frikësuar fshatarët në pjesën malazese.

Novosti shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSh-¬së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjestarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.

Mësohet se incidenti ka ndodhur mbrëmë¬ në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën, por situtuata është normalizuar.

Bëhet e ditur se pjesëtarë të shërbimit të sigurimit malaziase janë në gjendje gadishmërie, transmeton "RTK". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori