Tensioni Kosovë-Serbi, Minxhozi: Vazhdon tensioni prej 3 muajsh, treni ishte një provokim
Sot është mbledhur Komisioni i Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë për të diskutuar mbi tensionet Kosovë Serbi.
Në qendër të këtij diskutimi, ka qenë raportimi i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Arta Dade u shpreh se ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë shënojnë regres, ndërsa treni serb me simbole nacionaliste është një
provokim për Kosovën.
Pas saj, ambasadori i Shqipërisë, Qemal
Minxhozi përforcoi konkluzionin se incidenti ishte një
provokim i hapur nga pala serbe dhe shtoi se situate e tensionuar mes dy vendeve, vazhdon të paktën që prej 3 muajsh./albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 11:37