Tensionet Serbi-Kosovë, Nikoliç thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka thirrur në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës së krijuar me trenin "Kosova është Serbi", një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte.

Sipas medieve, mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00, ku tema kryesore që do të diskutohet është ndërhyrja e institucioneve të Kosovës që nuk lejuan hyrjen e trenit në tokën e Kosovës.

"Fonet" shkruan se treni, që Serbisë i ishte bërë dhuratë nga Rusia, u kthye në Beograd rreth orës 4:00 të mëngjesit pas një udhëtimi që zgjati më shumë se 19 orë.

Treni u nis nga Stacioni kryesor hekurudhor në Beograd për në Mitrovicë në orën 8.30, dhe u ndal rreth orës 16:30 në Rashkë, në stacionin e fundit para se të hynte në Kosovë, në pritje të urdhrit të kryeministrit Aleksandër Vuçiç për t'u kthyer mbrapsht. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori