Tensionet në Kuvend, Dërguti-Gucatit: Ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit
Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar pas një debati mes Aida Dërgutit dhe kryetarit të Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.

Dërguti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit, tha se është e padrejtë ndarja në kategori dhe pikërisht udhëheqësia e OVLUÇK-së ia ka ndarë vetes shumën më të mëdha të parave që i takon me ligj, ndërsa të tjerët i ka lënë në kategorinë e tretë që paguhen më pak, transmeton "Telegrafi".

Pas kësaj deklarate të Dërgutit, ka reaguar Hysni Gucati i cili ishte i pranishëm në Kuvend.

Pas reagimit të tij, Dërguti iu drejtua me "ulu aty, mos fol në emër të Adem Jasharit", ndërsa Gucati iu drejtua: "ule atë gisht aty…marre duhet me të ardh…"

Duke e parë situatën e ashpërsuar, kryesuesi i Kuvendit, Sabri Hamiti kërkoi pesë minuta pushimin e seancës. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2016, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori