Tensionet me Kosovën, Serbia zyrtarisht vë në gatishmëri ushtrinë
Kryetari i Këshillit të organizatave të veteranëve të Serbisë, Sasha Dujovic e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë serbe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Po ashtu ai ka përshëndetur “hapat e Aleksandar Vuçicit për zgjidhjen e situatës me bisedime”, transmeton lajmi.net.

“Zhvillimet e fundit në Kosovë paraqesin njërin nga kërcënimet më serioze të cilin ekstremistët shqiptarë po tentojnë ta zbatojnë”, ka thënë Dujovic për tanjug.

Sipas tij, situata mund të tejkalojë dhe duhet që secili të jenë në gatishmëri, por edhe i kujdesshëm njëkohësisht. /Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori