Tension në qiell, avionët turq kërcënojnë ministrin grek mbi Egje (VIDEO)

Pëlqej
Një episod tjetër i rrezikshëm ka ndodhur gjatë dy ditë më parë mes ushtrisë greke dhe asaj turke në Egje pas përplasjes së anijes usharake.

Mediat greket raportojnë se avionët turq kanë kërcënuar ministrin grek të Detit dhe Ishujve Panayiotis Kourouplis teksa ishte duke flituruar me një helikopter ushtarake Chinook nga ishulli Megisti për në Stroggyli, një tjetër ishull pranë Turqisë.

"Kur po i afroheshin ishullit, pilotët marrin një mesazh: Largohuni andej! Jeni duke fluturuar mbi hapësirën ajrore turke", raportojnë mediat greke, përcjell Albeu.com.

Helikopteri vazhdoi rrugën e tij për në ishull, ndërsa dy avionë luftarak turq dhe dy të tjerë vëzhgues janë ngritur në ajër duke patrulluar në zonë.

"Pas kësaj, dy avionë F-16 grek u ngritën nga Kreta dhe shkuan tek zona në fjalë"., raportojnë mediat greke.

Ndërkohë që helikopteri me ministrin brenda po ktheheshin në bazë, avionët turq fluturuan me shpejtësi para tij, vijojnë mediat greke duke e cilësuar këtë një incident serioz në kulmin e tensioneve mes dy vendeve gjatë viteve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori