Përfundon mbledhja me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës

Ka zgjatur rreth 1 orë takimi mes kryeministrit Rama dhe kryemashiakëve socialistë në Elbasan.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në fund të takimit nuk pati një prononcim për median.

Ndërkohë kyeministri u nis menjëherë drejt Tiranës ku me heret kishte njoftuar nje takim me deputetët socialist në Tiranë.

Rama vuri theksin te zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverë duke kërkuar performancë më të mirë nga kryebashkiakët të rritet shërbimi ndaj qytetarëve, kryesisht investimet dhe të jënë mbështëtje për kryetaret socialist në qarqe.

Në rast humbjeje në zgjedhje përgjegjësia tha Rama bie mbi ju dhe drejtuesit polktie ne qarqe.

Pjesë e diskutimit ishte edhe mbajtja e asamblesë së Partisë Socialiste e cila fillimisht u tha se do të mbahej me datë 4 shtator ndërsa në një komunikim te dytë u shty në datë 11 shtator, por ende nuk eshte e konfirmuar.


Shtuar 3.09.2020 16:17