Tension, Haliti përplaset me Qunin në Kuvend
Pëlqej
Xhavit Haliti i ka reaguar ashpër deputetit të LDK’së Anton Qunit pasi ky i fundit në emisionin Pressing të T7 tha se zyrtari i PDK-së gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Xhavit HalitiKuvend, tha se gjatë kohës së luftës as nuk e ka ditur se kush është deputeti u LDK-së Anton Quni, ndërsa, ka pasur kontakte vetëm me Bujar Bukoshin.

Haliti tha se në rast se del se ai ka keqpërdorur ndonjë fond, atëherë është i gatshëm të jep dorëheqje, ndërsa, ka kërkuar të njëjtën edhe nga Quni.

"Ju keni gënjyer në kuvend, edhe të gjithë shokët tu", tha Haliti.

Kjo vjen si kundërpërgjigje e Halitit ndaj akuzave që i bëri Quni mbrëmë në emisionin Pressing.
Shtuar më 17/04/2018, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori