Tension gjatë raportimit të Agim Veliut, tre deputetë largohen nga mbledhja
Bekë Berisha, Ganimete Musliu dhe Elmi Reçica janë larguar nga mbledhja e komisionit për Çështje te Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku po raporton ministri Agim Veliu.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën sa do të raportojnë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu para komisionit.

Veliu tha se ka kohë vetëm 45 minuta për raportim pasi që do të prezantojë në mbledhjen e qeverisë. Por me këtë nuk u pajtua Rexhep Selimi i VV-së.Ai pati një përplasje me deputeten e PDK-së Ganimete Musliun.

Shtuar më 29/07/2020, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori