Temperaturat ulen, por dita mbetet me diell: Njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 18°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior- Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 11°C.
Shtuar më 25/11/2020, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori