Temperaturat do pësojnë rritje, por nuk do të mungojnë vranësirat: Si do të jetë moti sot
Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët, por në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu në formën e rrebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 31ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC.
Shtuar më 08/09/2020, ora 08:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori