Telefonata e plotë e Thaçit kur i thotë Sveçlës le ta merr edhe Kurtin dhe i pret në shtëpi (VIDEO)
Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi, e ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje
kriminale.
“Që prej çlirimiti të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kam hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani
kriminale unë jam në
shtëpi, Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin”.
“Lokacioni imë është është në
shtëpi, për Sveçlen, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre
kriminale”.
“Le ti ndalin këto
shpifje me gjithë këtë grup kriminal qe e kane kapur Qeverinë. Lokacioni im është në
shtëpi, nëse don me ardh me kqyr ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha
Thaçi.
I pyetur nëse ka qenë Pacolli me të në veturë,
Thaçi ka thënë se kjo është
shpifje.
“Kjo është një
shpifje tjetër ordinere”, tha ai.
Shtuar më 29/04/2020,
ora 23:38