Të thellohet bashkëpunimi ekonomik me Kinën
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar-Lila, kanë takuar shefin e zyrës ndërlidhëse të Kinës në Prishtinë, Ma Lihui. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli prezantoi idenë e krijimit të zonave të lira ekonomike në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian.

“Në këto zona, ne e mirëpresim për shumë arsye praninë e kapitalit dhe industrisë kineze. Ne ju ofrojmë të gjitha mundësitë, që ndërmarrjet e mëdha kineze të vijnë dhe të punojnë këtu”, tha Pacolli.

Ai ilustroi me shembuj mundësitë e shumta që krijohen për këtë kapital në Kosovë, një vend me status preferencial ekonomik për BE-në dhe SHBA-të.

Në anën tjetër, Ma Lihui e vlerësoi lart interesimin e zëvendëskryeministrit Pacolli dhe të ministres Kusari për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendev
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori