Thirrje! Të shtunën mbyllini të gjitha dritaret!
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të shtunën ne mbrëmje do të filloj se realizuari projektin për dezinfektimin e hapësinorQendërqytetit.

Dita e shtunë (18.08.2018) është zgjedhur për dezinfektim nga mushkonjat, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe operative nga ana e DSHPE-së dhe Operatorit Ekonomik, po ashtu sepse parashikimet klimatike për këtë ditë, sigurojnë një mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë këtij procesi të dezinfektimit bëjnë të paefektshëm aksionin.

Për dezinfektimin hapësinor për insekte, veçanërisht nga mushkonjat, do të përdoren preparate të sigurta me standarde të Bashkimit Evropian.

Për realizimin e këtij projekti kërkohet bashkëpunimi me qytetarë e qendërqytetit. Ndaj luten të gjithë banorët e Drenasit (qendrës) te jenë bashkëpunues në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinfektimit, për sa paku një orë, kërkohet sipas këshillave mjekësore të konsultuar me epidemiolog, të kufizohen daljet në hapësirat dezinfektuese, e gjithashtu të mbyllen dritaret e shtëpive dhe banesave, ne mënyrë që të mos futen brenda insektet.

Monitorimi nga ana e Komunës së Drenasit do të jetë i vazhdueshëm.
Shtuar më 16/08/2018, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori