“Kalova në botën e përtejme”, grimierja e VIP-ave bën rrëfimin e rrallë: Fola me babain që më ka vdekur

Emri i saj tashmë është i njohur në fushën e bukurisë e jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por në mbarë botën. Merita Merja e cila po vazhdon të prekë majat e karrierës prej më shumë se dy dekadash ka organizuar së fundmi edhe nje Masterclass në Dubai.

Daljet e saj në publik janë të rralla, por duket se mbeten gjatë. Në një prej intervistave të saj ajo ka treguar se si pas ditëlindjes së saj në verë është infektuar me Covid-19 dhe ka rrezikuar jetën.

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.

“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.
Mirëpo, situata shëndetësore është përmirësuar tashmë dhe Merita është shëndoshë e mirë.