Të shtëna me armë zjarri në Pejë
Pëlqej
shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Pejë mbrëmjen e së dielës.

Një automjet i tipit “Audi” është rrethuar me shirita të Policisë tek rreth rrotullimi përballë Stacionit të Trenit në qytet.

Mësohet se automjeti me tabela 03, i ka xhamat e thyer.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, tha se në atë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione për të lënduar në këtë incident.

Ibraj tha se njësitë përkatëse të Policisë po merren me rastin. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori