Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, një i arrestuar
Pëlqej
Në orët e pasdites së sotme, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Selace të Mitrovicës.

Bazuar në informacionin e pranuar, Policia ka arritur që në zënën e fshatit të lokalizojë vendin ku ishin dëgjuar të shtënat.

“Me këtë rast Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar, tek i cili kanë sekuestruar dy armë: një pushke automatike dhe një pushke gjuetie”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Shtuar më 18/02/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori