Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur

Paraditen e kësaj të hënë në Prishtinë, një person është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rrugën “Bedri Shala” në kryeqytet.

Ngjarja u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha ajo.

Policia dhe grupi hetimor, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 4.03.2024 12:46