Të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme
Prishtina
Pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të dalë nga koalicioni qeverisës, as faktori ndërkombëtarë dhe as ai vendor nuk kanë dhënë shenja se kanë ndonjë strategji të qartë të daljes nga kjo situatë e krijuar politike.

Ambasadorët e shteteve të Quint-it në Kosovë dhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith janë takuar dje me kryeministrin Thaçi, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale, në të cilën ndodhet Kosova, shkruan Koha Ditore.

Burime ndërkombëtare dhe ato vendore pohojnë se amerikanët përkrahin synimin e Thaçit për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndërsa është përmendur 5 dhjetori 2010 si datë e mundshme.

Një burim tjetër ka thënë se shefi i ICO-së, Pieter Fieth ka propozuar që PDK-ja të vazhdojë qeverisjen në minorancë, ndërsa LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja të mos marrin pjesë në qeverisje, por të pajtohen që të përkrahin në Kuvendin e Kosovës Ligjin për buxhetin, Ligjin për regjistrimin civil dhe Strategjinë për privatizimin e PTK-së, miratimi i së cilës nga ndërkombëtarët për momentin konsiderohet si më i rëndësishmi. Feith sipas këtij burimi dëshiron shmangien nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Shtuar më 18/10/2010, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori