Reali me lëvizje konkrete, Talksport: Ofrohen 160 milion euro për Mbappe

Real Madrid ka bërë ofertë prej 180 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe dhe ylli francez i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet.

 

Sulmuesi është shumë pranë të largohet nga PSG pas katër viteve në klub dhe Reali ka besim që do ta kompletojë transferimin para 31 gushtit.

Kontrata e Mbappe në “Parkun e Princave” që i skadon vitin tjetër dhe së fundmi ka refuzuar propozimin për pesë vite.

Gjiganti i Ligue 1 rrezikon ta humbas njërin nga lojtarët më të vlefshëm për asgjë në rast që nuk e shesin tani.

Derisa një emër i panjohur anglez ka shprehur interesim, Reali shihet si destinacioni më i preferuar.

Sipas Talksport, Reali ka ofruar rreth 180 milionë euro, derisa nga aspekti personal, marrëveshja mund të arrihet lehtësisht.


Shtuar 24.08.2021 21:26