Shtyhet afati i Garancisë Sovrane, ministrja bën njoftimin e rëndësishëm

Afati i aplikimeve për garancinë e parë sovrane është shtyrë deri më 20 qershor.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila jep edhe të dhëna për numrin e përfituesve deri më 5 qershor.

Sipas ministres, kanë aplikuar 712 subjekte nga të cilat 462 u është miratuar, përkthyer në vlerën e 5 milionë e 883 mijë.

“Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare: subvencionon plotësisht interesat; garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar”, shkruan Denaj.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, qeveria nxori dy garanci sovrane, e para 11 miliardë lekë ku riskun e merrte përsipër plotësisht qeveria, dhe e dyta 15 miliardë lekë ku qeveria garantonte 60% të principalit të çdo huaje dhe interes jo më shumë se 5%, por vetëm për 3 kategori, turizmin, fasoneritë dhe aktivitetet prodhuese.


Shtuar 14.06.2020 17:07