“Ishte i jashtëzakonshëm”, Puyol emëron lojtarin e Barçës që e meriton Topin e Artë

Carles Puyol ka zgjedhur kandidatët e tij për çmimin më të mirë individual në botën e futbollit.

“Lewandowski e meriton Topin e Artë”, tha mbrojtësi legjendar i Barcelonës për Cadena SER.

“Benzema dhe Lewandowski janë sulmuesit më të mirë në botë. Karim e ka mbajtur Madridin në shpinë që kur u largua Cristiano dhe Lewandowski ka qenë i jashtëzakonshëm te Bayern.

Robert Lewandowski shënoi 48 gola dhe 7 asistime të pabesueshme për Bayern Munich sezonin e kaluar.

Topi i Artë 2022 jepet vetëm për arritjet në sezonin 2021/22. Karim Benzema është favorit kryesor për këtë çmim. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2022 22:48