Të rinjtë e Prizrenit kundër Albana Vokshit
Pëlqej
Mbrëmjen e së hënës janë shpërndanë 1 400 fletushka kudo nëpër Prizren. Ato ishin u vendosën nëpër dyer të shtëpive, hyrje të banesave dhe makina të qytetarëve prizrenas.

“Nëse është krim ta mbrojmë ligjin, atëherë të gjithë jemi kriminelë”, është motoja e kësaj mbështetjeje, që të rinjtë prizrenas po u japin policëve të suspenduar. Kjo parullë është hijezuar me ngjyrat kuq dhe zi, por më të zbehta se zakonisht. Në fletushkë është cituar edhe deklarata e Albana Vokshit, me anë të së cilës ajo ka fyer policin kufitar Bujar Shala.

“Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë. Do shihemi sepse ti mendon se t’ia kalosh lehtë me mua. Ti qenke kafshë, ju jeni mësuar me serbët, andaj silleni në këtë mënyrë...”, citohet deklarata e Vokshit në fletushkë.

Bujar Shala, polic kufitar, Azem Mala, përgjegjës për rajonin kufitar me Shqipërinë, Qemal Kroni, komandant i pikës kufitare në Vërmicë dhe Sylejman Hoxha, shef i ndërrimit në këtë pikë kufitare janë suspenduar javën që shkoi.

Ata u suspenduan për të vetmin shkak se në pikën kufitare në Vërmicë kanë ndaluar deputeten e Kuvendit të Shqipërisë Albana Vokshi. Pas këtij incidenti Gjykata e Prizrenit kishte dënuar me 250 euro deputeten në fjalë, vendim i cili u tërhoq më vonë dhe dyshohet se është bërë pas intervenimit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë Sali Berisha. (Express)
Shtuar më 30/11/2010, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori