Stuhia në Vankuver, ministri kanadez i bindur: Erdhi për shkak të ndryshimeve klimatike

Ministri kanadez i sigurisë publike, Mike Farnworth, ka thënë se ai “nuk ka dyshime” se stuhia vdekjeprurëse në Vankuver lidhet me ndryshimin e klimës.

Mijëra banorë janë evakuuar pasi vendi u përmbyt nga shiu e shumica e rrugëve bllokuan qarkullimin për shkak se pësuan dëmtime të mëdha.  Gjithashtu stuhia ndërpreu edhe energjinë elektrike.

Një person ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe të paktën dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por ne e dimë se temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet, ciklonet dhe tajfunet. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Stuhia vjen pasi British Columbia pësoi një valë të nxehtë rekord gjatë verës së kaluar që vrau më shumë se 500 njerëz dhe zjarret që shkatërruan një qytet të tërë./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 19:47