Të rejat më të fundit nga hetimi për vrasjen e Ivanoviçit
Pëlqej
U bë më shumë se një muaj që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Oliver Ivanoviç, mirëpo ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu tha për Telegrafin se deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i personave në cilësinë e dëshmitarëve.

“ Deri më tani janë intervistuar një numër i konsiderueshëm, të gjithë këta në cilësi të dëshmitarëve. Jemi në fazën e grumbullimit të provave, ende nuk kemi asnjë të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, theksoi Lutfiu.

Ndryshe, Oliver Ivanoviç u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.


Shtuar më 11/04/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori