Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë, e mërkura dita më e ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur po ashtu se dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.

“Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, përfundon njoftimi.


Shtuar 19.09.2021 19:59

Tags: ,