Të pakënaqurit largohen nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes
Pëlqej
Grupi i deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, tanimë edhe zyrtarisht është ndarë nga Grupi Parlamentarë i kësaj partie.
Ky grup ka dorëzuar para pak minutash në administratën e Kuvendit të Kosovës, kërkesën për grup të ri parlamentarë.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të 12 deputetët e nënshkruar, kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”.

Në dokument, e para në këtë listë është Aida Dërguti, deputetja më të cilën edhe filloi “zhurma” brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar.

Shtuar më 14/03/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori