Të ndihmojmë Rinor Sejdiun (VIDEO)
Djali i vetëm i shtëpisë, Rinor Sejdiu nga Runiku i Skënderajt, është diagnostikuar me Non Hodkings Limfoma, një lloj i kancerit ky që shfaqet në gjëndrat limfatike.

Gjendja e të riut, sipas familjarëve, ka filluar të përkeqësohet së fundmi, pasi tani gjëndrat kancerogjene kanë filluar t’i përhapen edhe brenda organizmit.

Shërimi i 14-vjeçarit mund të bëhet vetëm jashtë Kosovës, por që kushton shumë.

Përveç nga vullnetarët, kryefamiljari kërkon ndihmë edhe nga ministria e shëndetësisë.

kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarë e këtij institucioni thanë se e kanë trajtuar rastin me seriozitetin më të madh, duke kontaktuar kështu me njërën prej klinikave më të njohura për trajtimin e sëmundjeve malinje.

Ndërsa ata që duan ta ndihmojnë shërimin Rinorit, këtë mund ta bëjnë edhe duke telefonuar në numrin 552 44. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2015, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori