Të mos kandidohen njerëz me procedura penale
Pëlqej
Levizja Fol
Lëvizja “Fol” mbështet deklaratën e zëvendësshefit të EULEX-it, Andy Sparkes në lidhje me kandidaturat e personave të cilët janë duke u hetuar apo kanë problem me ligjin, duke shprehur qëndrimin se partitë politike nuk duhet të shantazhojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë por ato të tregojnë pjekuri demokratike dhe të kenë filtra të brendshëm për kandidatët.

“Lëvizja ‘FOL’ kërkon nga partitë politike që të mos i shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të kandiduar njerëz me procedura penale të cilët do ta cenojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do ta largojnë vendin edhe më shumë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian që do të duhej të ishte synimi dhe qëllimi i të gjithëve përfshirë edhe partitë politike”, thuhet në komunikatë.

Kjo lëvizje kërkoi nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të realizojë analiza të thella ligjore rreth kandidaturave të personave të dyshimtë për korrupsion dhe krim të organizuar.

Po ashtu kërkuan nga KQZ-ja, Prokuroria e Shtetit si dhe Policia e Kosovës që të vendosin një bashkëpunim të mirëfilltë gjatë certifikimit të kandidatëve.
Shtuar më 15/11/2010, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori