Tre persona të
mitur janë arrestuar dje në Fushë-Kosovë pasi kanë sulmuar fizikisht tre policë dhe nuk u janë bindur urdhërave zyrtare.
Policët kanë marrë trajtim
mjekësor po ashtu edhe të dyshuarit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 31.10.2018-19:40. Janë arrestuar tre të dyshuar (një moshë e
mitur) meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë sulmuar fizikisht dhe kanë refuzuar urdhëratë e tre zyrtarëve policorë në detyrë, viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e sulmit fizik zyrtarët policorë kanë marrë tretman
mjekësor, gjithashtu edhe tre personat e dyshuar kanë marrë tretman
mjekësor. Pas intervistimit (i dyshuari i
mitur është intervistuar në prani të prindit) me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen 48 orë në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari moshë e
mitur dërgohet në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve.
Shtuar më 01/11/2018,
ora 15:21