Të miturëve po u shkelen të drejtat në burg
As sivjet, sikurse edhe vitin e kaluar procesi mësimor për të miturit që mbahen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, nuk ka filluar me kohë.

Kjo sipas Zyrës së Avokatit të Popullit, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet e ndërtuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shkruan sot Koha Ditore.

Shkelje të këtyre akteve, sipas kësaj Zyre, ka edhe me faktin se të miturve iu mohohet e drejta për vijimin e mësimit dhe përfundimin e shkollimit pas lirimit, si dhe nuk pajisen me dokumentacion shkollor me rastin e lirimit nga Qendra.
Shtuar më 07/09/2017, ora 07:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori