Të mërkurën seanca për konstituimin e kuvendit
Pëlqej
Seanca për konstituimin e Legjislativit të ri të Kosovës, do të mbahet të mërkurën e javës që vjen.


Indeksonoline mëson se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të enjten që shkoi është takuar me liderin e AAK-së, njëherësh kandidatin e koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj për të biseduar lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në diskutim e sipër ka mbetur vetëm caktimi i orarit të saktë të mbajtjes së kësaj seance të caktuar për 19 korrik.

Në rast të mos thirrjes së seancës nga presidenti i vendit, thirrja për seancën konstituive do të behej tek kuvendi i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 07:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori