Të mërkurën seanca konstituive e kuvendit
Zyrtarë të koalicionit PAN thonë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, të mërkurën.

Ata thonë se tashmë i kanë siguruar votat e nevojshme të deputetëve dhe presin që edhe qeveria të votohet në të njëjtën ditë.

Në anën tjetër, deputetë të LDK-së dhe të AKR-së thonë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan sot, gazeta Zeri.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet javën që vjen, më së largu ditën e mërkurë.

Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Një gjë e tillë, sipas tyre, është diskutuar edhe në takimin që presidenti Hashim Thaçi pati me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme.

Në këtë takim me presidentin, përpos Haradinajt, morën pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
Shtuar më 14/07/2017, ora 08:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori