Të mërkurën, protestë për lirimin e ish-komandantit Sylejman Selimi
Gjyqtarët e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali do të përballen të mërkurën me kërkesën e protestuesve për lirimin e Sylejman Selimit, ish-Komandantit të UÇK’së, i dënuar për krime lufte.

Protesta organizohet në orën 12. Organizatorët kanë thënë se motoja e protestës është “Duam Drejtësi për Clirimtarët”.

Një grup i qytetarëve kanë vendosur të kërkojnë lirimin përmes protestave të Sylejman Selimi, i dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim.

Protesta do të mbahet të mërkurën në orën 12 te Pallati i Drejtësisë në Hajvali të Prishtinës, aty ku janë shumica e institucioneve të drejtësisë, përfshirë gjykata e prokurori.

“Ju njoftojmë se me datën 19.09.2018 dite e merkure nga ora 12:00, do të mbahet Protestë Paqësore në Prishtinë,para Pallatit te Drejtesisë duke kërkuar Lirimin e menjehershem nga Burgu per Çlirimtaret tonë Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së Gjeneral Sylejman Selimin,Kolonel Jahir Demaku dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre qe po mbahen padrejtesishte në burgjet e Kosovës pa kurfar Baze Ligjore”, thuhet në njoftim.

Protestën e organizojnë një grup i njerëzve që thonë se i mbrojnë çlirimtarët.

“Keshilli organizativ për të Drejta të Çlirimtarve. --Motoja e protestës Duam Drejtësi për Çlirimtarët!”, thuhet më tej në njoftim.

Sylejman Selimi bashkë edhe me disa ish-luftëtarë tjerë të UÇK’së, ishin dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”.

Ish-shefi i UÇK’së në kohën kur është ballafaquar me akuza për krime lufte ka mbajtur pozitën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri.

Shtuar më 15/09/2018, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori