Të mërkurën konferenca statusore për Haradinajn
Tribunali i Hagës do të mbajë të mërkurën një konferencë statusore mbi rastin e njërit prej ish komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Sipas zëdhënëses së TPI-së Nerma Jelacic ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe dy ish-anëtarët e UÇK-së, Balaj dhe Brahimaj “po zhvillohet rigjykim i parë në historinë e gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës në Kosovë në vitin 1998”.

Sipas indeksonline, fillimisht Haradinaj dhe Balaj u liruan ndërsa Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burg. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2012, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori