Të martën festohet Bajrami në Kosovë, mësoni orën faljes
Pëlqej
Kryesia e Bashkësisë IslameKosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së KurbanBajramit, është ditën e martë më 21 gusht 2018.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së KurbanBajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i KurbanBajramit falet në ora 06:25 të cilit do t’i prij Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e KurbanBajramit do ta mbaj, kryetari i Bashkësisë IslameKosovës, myftiu Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së KurbanBajramit, Ditën e parë, më 21 gusht 2018, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë IslameKosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e KurbanBajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Shtuar më 17/08/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori