Kamioni largohet nga NEWBORN
Update- Pas ankesës së ideatorit dhe autorit të monumentit NEWBORN në Kosovë, Fisnik Ismailit, janë larguar menjëherë kamionët, të cilët qëndronin para tij.

Autoritet përkatëse e kanë zhvednosur atë], duke e vendosur diku më lart. /abeu.com/

.......


10.29 - Ideatori dhe autori i monumentit, Fisnik Ismaili me këtë rast i ka dërguar apel publik Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Drejtorit të Pallatit të Rinisë, pronarit të kompanisë Dona-Impex dhe menaxherëve të marketingut të kompaive DeWALT dhe UNIOR.

Ai ka kërkuar që ta largohet menjëherë kamioni që po e bllokon pamjen e Monumentit NEWBORN dhe të ndalohet tash e tutje shfrytëzimi i hapësirës para monumentit për çfarëdo veprimtarie, e posaçërisht promocionale.

“Nëse ky kamion nuk hiqet nga hapësira e Monumentit NEWBORN deri në mesditë të datës 9 maj 2013, ditë e enjtë, unë si autor i kësaj vepre e ndjej si obligim qytetar t'i bëj thirrje publike bashkëqytetarëve të mi, që të dalim para monumentit dhe t'i tregojmë si zyrtarëve, ashtu edhe bizneseve private, që prona publike, posaçërisht ajo domethënëse për qytetarë, nuk bën të keqpërdoret në këtë mënyrë asnjiherë, për asnjë moment”, thuhet më tej në apelin e Ismailit. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori