Akuza e fortë e historianit shqiptar: Rama fali detin në Athinë e shiti edhe tokën!

“Gojët e liga në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon…”

Një akuzë shumë e rëndë ndaj Edi Ramës vjen prej historianit Arben Llalla, në lidhje me vizitën më të fundit të kryeministrit shqiptar në Greqi.

Reagimi i historianit Arben Llalla:

Edi Rama gjatë takimit me Micotaqin nuk bisedoi vetëm për kufirin detar të Jonit, por e vuri në dijeni kryeministrin grek duke i dhënë llogari se qeveria Rilindase, të cilën ai drejton ka nënshkruar të gjitha dokumentet për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë-Kosinë edhe me rreth 2.000 varre të tjera.

Edi Rama i tha Micotaqit se vazhdojmë me suksese që kjo varrezë të arrijë në rreth 4.000 varre bosh.

Edi Ramaqis premtoi se shumë shpejt do fillojnë gërmimet në stadiumin e futbollit të Përmetit, por edhe në Pallatin e Sportit duke rrënuar fushën e futbollit.

Rama premtoi se çdo shpenzim për blerjen e tokës për varrezat greke do t’i mbulojë qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së mbrojtjes së Çashkës.

Ja këto janë disa pjesëza nga llogaridhënia e Ramës në drejtim të Micotaqit që mediat shqiptare e greke nuk i thonë.

Gojët e ‘liga’ në Përmet thonë se toka prej 4 mijë metra katrorë është blerë me ndërmjetësues grekofon. Por, Edi Ramaqis do çirret: ‘Gënjeshtra! Gënjeshtra! Fajin e ka Saliu!’.


Shtuar 16.09.2020 15:52