Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Të hënën nis aksioni për bllokimin e lodrave të rrezikshme nga Kina
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se nga e hëna inspektorët e kësaj ministrie do të fillojnë zbatimin e një plani rigoroz për konfiskimin e lodrave me rrezikshmëri të lartë edhe në tregun e brendshëm.

Po ashtu ministri Hasani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet edhe asgjësimi i këtyre lodrave të rrezikshme që nga konfiskuar.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani në një postim të tij në Facebook ka shkruar se është shumë i shqetësuar me rrezikun që paraqesin lodrat për fëmijë të cilat pas analizave kanë rezultuar si tejet të dëmshme për shëndetin.

Si ka shkruar se nga java e ardhshme do të fillojnë me zbatimin e një plani të ri përmes së cilit do të konfiskohen të gjitha lodrat që paraqesin rrezik për shëndetin.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme është shumë e shqetësuar. Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm”, ka shkruar ministri Hasani.

Ai ka bërë të ditur se janë në pritje të lejes Ministria e Ambientit dhe Planifikimit për të bërë asgjësimin e të gjitha lodrave të konfiskuara.
Shtuar më 01/09/2018, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori