Të hënën BE diskuton mbi bisedimet Kosovë-Serbi
Bisedimet Kosovë-Serbi pritet të jetë një nga cështjet që ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në mbledhjen e së hënës. Bashkimi Evropian pritet që javën e ardhshme të marrë vendim nëse Serbisë do t’i jepet data për fillimin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa Kosovës Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.


Sipas agjendës së publikuar gjatë këtij takimi diplomatët e 27 vendeve anëtare në kuadër të diskutimit për Ballkanin Perëndimor do të flasin edhe për negociatat Kosovë-Serbi, transmeton rtk.
Kur është fjala te Kosova dhe Serbia siç dihet BE pritet të marrë vendim nëse Serbisë do ti jepet data për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE pikërisht duke u bazuar në rezultatet e dialogut me palën kosovare, ndërkohë pritet të merret edhe një vendim nëse edhe Kosova do të shpërblehet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2013, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori