Të gjithë u mblodhën në Prizren (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit me dokumenatr të shkurtër, DokuFest, që po mbahet në Prizren, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me atë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Festivali i cili shfaqi 237 filma nga të gjitha anët e botës është bërë atraktiv për shumë njerëz brenda vendit por edhe jashtë tij.

Në DokuFest, po ashtu ishin të pranishëm presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja etj.

Edi Rama ka postuar edhe një foto, me Drejtorin e Dokufest – i cili ia ka dhuruar një bluzë për djalin e tij të vogël, Zahon.

“Në Prizren me Vetonin, drejtorin artistik te Dokufest, dhe bluzen e Dokufest per Zahon:-)”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se DokuFest e ka futur kulturën filmike shqiptare në agjendën ndërkombëtare dhe është model për t’u ndjekur. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori