Të gjithë në pritje, a do të liberalizohen vizat në dhjetor për Kosovën?

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj deklaroi vetëm pak ditë më parë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë brenda këtij viti, saktësisht në muajin dhjetor.

Por Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) duket se nuk e sheh diçka të tillë si të mundur.

Përparim Kryeziu, përfaqësues i GSJP-së, thotë për EO se Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka shprehur ndonjë ndryshim të pozicionit sa i përket liberalizimit të vizave.

Kryeziu thotë se po shfaqet një mungesë e interesimit nga institucionet e BE-së për një vendim të tillë.

“Sipas çdo kriteri vlerësues dhe çdo leximi të zhvillimeve politike brenda BE-së, gjasat që një vendim i tillë të merret brenda këtij viti janë pothuajse të pamundura. Vërehet se ka një mungesë të theksuar të disponimit për një vendim të tillë, si dhe për faktin se BE dhe institucionet e saj janë tashmë në fazën finale të konsolidimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve brenda BE-së. Me një bindje të plotë e them se një vendim i tillë nuk pritet të ndodhë brenda këtij viti, presim se cilat do të jenë zhvillimet në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Kryeziu. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori