Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn
Jagland në një prononcim për Radion Evropa e Lirë është shprehur se rezoluta e miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës parasheh kontakte të drejtpërdrejta të kësaj organizate me autoritetet kosovare, porse “ajo nuk ndryshon qëndrimin e statusit neutral”.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd, sepse është e vetmja mënyrë.
“Duhet të merren hapa praktikë, të shfrytëzohet koha e duhur dhe gjërat nuk duhet të shtyhen më tepër seç mund të pranojnë të dyja palët. Aktualisht ekziston klima e bashkëpunimit dhe ne nuk duam të bëjmë asgjë që mund ta përkeqësojë këtë klimë pozitive”, ka deklaruar
Jagland. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2013,
ora 10:07