Të fuqizohet diaspora shqiptare në Turqi
Fuqizimi i diasporës shqiptare në Turqi dhe rritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat, kanë qenë temat e bisedës që ministri kosovar i Diasporës Valon Murati ka zhvilluar me ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan. Ambasadorja Ozan e uroi Ministrin për marrjen e detyrës së rëndësishme, veçanërisht për Republikën e Turqisë, pasi në këtë shtet, në vise të ndryshme, ka një numër jashtëzakonisht të madh të diasporës shqiptare.

Duke u zotuar për ngritjen e bashkëpunimit në nivel edhe më të lartë, posaçërisht në lidhjet biznesore dhe ato kulturore, ministri Murati shprehu falënderimin për punën dhe kontributin që Republika e Turqisë ka dhënë në Kosovë.

“Bizneset nga Turqia janë të pranishme shumë në Kosovë, janë investitor i rëndësishëm, prandaj, në këtë kontekst, edhe diaspora jonë në Turqi duhet të fuqizohet”, tha ministri Murati.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në fusha të tjera, si arsimi, të vazhdojë në nivel pune, në mënyrë që të shfrytëzohet afërsia mes institucioneve përkatëse të dy vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori