Të enjten "ta pastrojmë Kosovën" nga mbeturinat
Nesër zhvillohet projekti i Iniciativës Qytetare “Ta pastrojmë Kosovën”. Drejtues të Institucioneve të Kosovës i kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të enjtenaksion për të pastruar ambientin ku ata jetojnë.

Edhe Ilir Morina kryeshef i agjensionit për mbrojtjen e mjedisit, thotë se ambienti i Kosovës është në gjendje mjaft të keqe. “Përkundër përpjekjeve në legjislacion prapë se prapë gjendja mbetet mjaft e keqe dhe dëshpëruese. Nesër ne mendojmë që të kemi ditën më të madhe të pastrimit për vendin tonë. Ne presim nga qytetarët që të dalin dhe të pastrojnë vendet e tyre. Gjithsesi jo vetëm unë por të gjithë koordinatorët tonë nëpër 31 komuna por edhe vullnetarët që ne mendojmë të kemi rreth 50 mijë përfshirë edhe nxënësit e shkollave nesër do të jenë në aksion”, tha Mehmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2012, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori