Nuk bën pjesë në planet e Koeman, Barcelona i ofron Ajax-it shërbimet e Puig

Barcelona është e vendosur që të largojë për një sezon Riqui Puig.

Mesfushori me të ardhme të ndritur nuk do të ketë vend në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Kështu, skuadra e Barcelonës po interesohet që të dërgojë lojtarin në huazim te skuadra e Ajax Amsterdam, por interesimi mungon nga këta të fundit.

Barca nuk është e gatshmë të ndajë rrugët përfundimisht me Puig, por duan vetëm ta lirojnë në huazim.

Riqui pati shumë minuta në dispozicion nën urdhrat e Quique Setien, por situata ndryshoi për keq me të, pas ardhjes së Koeman në krye të stolit.


Shtuar 21.09.2020 10:36